Read Anywhere and on Any Device!

Subscribe to Read | $0.00

Join today and start reading your favorite books for Free!

Read Anywhere and on Any Device!

  • Download on iOS
  • Download on Android
  • Download on iOS

Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane

Pëllumb Xhufi
0/5 ( ratings)
Marciare verso Costantinopoli! Kjo ishte një nga devizat që shfaqej herë pas here në publicistikën politike të shteteve italiane e spanjolle që nga mesi i shek. XV, më saktë nga viti 1453, viti i pushtimit të kryeqytetit të Perandorisë Romake të Lindjes nga osmanët. Por, për pushtimet në Lindje nuk mendonin vetëm papët dhe mëkëmbësit spanjollë të Napolit e të Sicilisë, por edhe princat e vegjël të Italisë, që donin të fitonin toka dhe kurora në Ballkan, çka do t'u forconte pozitat në Gadishullin Apenin e do t'u përmirësonte financat shpesh të rrëgjuara.
Objekti kryesor i të gjitha ambicieve ishte Perandoria Osmane, që kishte filluar ta humbte fuqinë politike dhe ushtarake në gjysmën e dytë të shek. XVI. Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë e të princërveve italianë. Gjatë kësaj periudhe spikatin përpjekjet shqiptare për çlirimin nga turqit në bashkëpunim me vendet europiane.
Për gjendjen në viset shqiptare, nga veriu e deri në Himarë, gjejmë mjaft fakte e dokumente të paraqitura në dinamikën e ngjarjeve në krejt Gadishullin Ballkanik e në Europën e kohës. Por, osmanët ishin ende në gjendje të asgjësonin lehtë të gjitha planet ambicioze të princërveve italianë, që e nënvlerësonin fuqinë osmane.
E vetmja fuqi që mund të matej ushtarakisht me osmanët ishte Spanja, asokohe në krizë të rëndë ekonomike dhe e përfshirë në shumë luftëra në Europën Perëndimore. Një libër mjaft interesant, ku autorit i është dashur të nxjerrë material të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
Language
Albanian
Pages
328
Format
Paperback
Release
January 01, 1972
ISBN 13
9789928103093

Rate this book!

Write a review?

loader