Është provuar sa herë nga Fishta dhe është hetuar nga leximi i tij se ishte mjeshtër i vargut, mjeshtër i këngës, i poemës dhe i epopesë. Pra, ku është thelbi i dramatikës së tij krijuese: në karakterin krijues vullkanik, në dëshirën për ta parë artin e vet të gjallë, të shfaqur kolektivisht, për të krijuar spastrimin e famshëm të shikuesit, marrësit, apo në një përpjekje që veprën e vet ta shpjerë kah përgjithësimi e impersonalizimi, që mund të lidhet me kodin e tij moral aq sa me jetën personale njerëzore.
Të gjitha këto cilësi janë individuale dhe universalizohen e objektivizohen më së qarti në veprat dramatike, por edhe krijojnë karakterin e krijuesit dramatist të Fishtës, që ndonëse i shfaqur në fundit e shekullit 20-të, prapë përkufizohet me një klasicizëm jo fort të kanonizuar, jo vetëm pse dramën e shkruan gjithnjë në vargje, por sepse nuk lodhet për risi në kuadrin e gjinisë. -Dr. Sabri Hamiti
Kjo vepër përbëhet nga këto drama: Juda Makabe, Odisea, Ifigenija n´Aulli, Shqyptari i gjytetnuem, Shqyptarja e gjytetnueme, Jerina ose Mbretnesha e luleve, Baritë e Betlemit, Sh´Françesku i Azisit dhe Sh. Luigji Gonzaga.