Ndër të gjithë përbërësit e veprave fishteane - epikë, lirikë, dramatikë, satirikë - ky i fundit ngjan të jetë ai që sa vjen e afrohet për lexuesin shqiptar.
Moderniteti i satirës fishteane qëndron jo thjeshtë në faktin se ai si shkrimtar denoncion shpërdorimin e e praktikuar nga politikanët e këtij shteti, por se kemi të bëjmë me një artist që kallëzon gjithë tmerr procesin e mistifikimit të ndërgjegjeve, një proces që luhet në sytë e "bashkëkohësve" nga kasta sunduese përfituar nga një kualicion aristokratësh pa ushkurë, pseodoborgjezie stramastike dhe semi-intelektualësh.
Satira është dhe ka qenë gjithmonë produkt i një fryme liberale; për shqiptarët në veçanti, ajo është shprehje e natyrshme e krejt një populli. Duke jetuar mes luftërash e armësh, populli nuk ka harruar se edhe fjala është një armë. Pikërisht kjo "pikturë estetike e së keqës" i krijoj autorit në qarqet intelektuale veçse pak miq e shumë armiq. Këta armiq Fishta satirik ia krijoj vetes sa ishte gjallë; mbas vdekjes, këta armiq do të vinin duke ju shtuar.
T´ja kesh dal ta njohësh psikologjinë e autorit si krijues, mund të thuash me bindje se Fishta satirik është nga ata shkrimtarë të cilët e kanë lëshuar vetë brezin përtokë e vetëm sa trishtohen edhe më, kur armiqtë nuk u shtohen... - Dr. Aurel Plasari
Kjo vepër përbëhet nga këto satira: Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit dhe Nikolejda.